Video
Trafikanti i drogës Moisi Habilaj, gazetarja “plas bomën”: Priten arrestime edhe në Shqipëri
Trafikanti i drogës Moisi Habilaj, gazetarja “plas bomën”: Priten arrestime edhe në ShqipëriD. Cani
Lajme
Rasti i Moisi Habilajt, trafikantit të drogës që u kap sot në Itali po diskutohet në studion e emisionit “Studion e Hapur” në News 24. Të ftuar në emision, dy gazetarët e njohur Artan Hoxha e Klodiana Lala kanë sqaruar se ky person i përket grupit që ka akuzuar kohë më parë ish-oficeri i policisë Drian Zagani, tashmë azilant në Zvicër, që akuzoi se pikërisht ky grup kryente trafik duke përdorur makinën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazetarja Klodiana Lala e ka komentuar arrestimin e tij si kapo i një bande trafiku të drogës dhe armëve nga Shqipëria drejt Italiasë. Gazetarja tha se priten arrestime nga nga radhët e policisë shqiptare si të lidhur me Moisi Habilajn.
Ja si u shpreh ajo:
Një burim i imi nga Prokuroria më pohon se Prokuroria italiane ka në hetim një sërë drejtuesish nga kupola e policisë shqiptare si të dyshuar për lidhjet me Moisi Habilajn i arrestuar në Itali për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali. Duke u nisur nga kjo, unë mendoj se shumë shpejt do kemi edhe zyrtarë të policisë të arrestuar. Saimir Tahiri la një polici akoma edhe më të korruptuar. Xhafaj do e ketë të vështirë të bëjë pastrimin e policisë nga krimi”.
Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha tha se Habilaj dyshohet të jetë pjesë e grupit të Labërisë, që kontrollojnë trafikun e drogës në Jug të vendit.
JOQ.al