Video
Trafikonin heroinë nga Shqipëria, arrestohen 26 vetë në Napoli dhe sekuestrohen miliona euro
Trafikonin heroinë nga Shqipëria, arrestohen 26 vetë në Napoli dhe sekuestrohen miliona euroS. Bardhi
Lajme
Karabinierët italianë ka ekzekutuar urdhër arrestin për 26 persona me ndihmën e një operacioni të gjerë që ka përfshirë mbi 100 efektivë të Guardia di Finanza në Caserta. Bëhet fjalë për operacionin “Smoke Snake”, të koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Napolit.
Personat e arrestuar akuzohen për formimin dhe drejtimin e një grupi kriminal të gjerë i cili importonte drogë, kryesisht heroinë. Droga importohej nga Shqipëria dhe shpërndahej nga pikat e caktuara të Napolit.
I njëjti site që që publikoi një pjesë të përgjimeve të bandës “Habilaj”,“Il meridiano neës”, ka publikuar të dhëna për operacionin në fjalë të policisë.
Hetimi mësohet se kishte nisur në maj të viti 2016 dhe ishin arrestuar më parë 9 persona dhe sekuestruar 38 kg marijuanë dhe 7.4 kg heroinë e llojit “cobret”.
Është sekuestruar edhe pasuria e grupit kriminal, e cila kap vlerën e gjysmë milion euro.
Në orën 10:30 pritet që policia e Casertas të dalë para mediave për të dhënë detaje nga operacioni.
JOQ.al