Video
Tragjedi në Kavajë, burri “masakron” me thikë gruan për motive të dobëta
Tragjedi në Kavajë, burri "masakron" me thikë gruan për motive të dobëtaF. Tenolli
Lajme
Foto ilustruese
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Burri ka vrarë bashkëshorten e tij për motive të dobëta.
Viktima e quajtur Sose Metushi është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj Sami Metushi.
Mes tyre ka patur një debat rreth gjendjes të vështirë ekonomike të familjes.
Në momentin e vrasjes në shtëpi ka qenë edhe djali i tyre 23 vjeç.
50-vjeçari është vënë në pranga nga policia.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje: Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M. Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
JOQ.al