Connect with us

Tragjikomedia shqiptare / Populli duhet të zgjedhë kriminelin më pak profesionist

Video

Tragjikomedia shqiptare / Populli duhet të zgjedhë kriminelin më pak profesionist

Tragjikomedia shqiptare / Populli duhet të zgjedhë kriminelin më pak profesionistL. Çela

Vec-e-jona

500

E mbani mend telefilmin "24 orë"? Për personazhin kryesor Jack Bauer, çdo 60 minuta me vrasje, aksion, bomba, tortura, dhimbje, inate, mashtrime, plaçkitje, plane të zeza, humbje dhe fitore plotësonin një seri.

Dukej sikur jeta e tij ishte një cikël që hapej e mbyllej, por që kurrë nuk do të mbaronte, sepse ai ishte magnet për ngjarjet e frikshme.

Madje, as reklamat, sado të gjata, nuk e ndalnin dot ritmin e llahtarshëm të jetës së tij. Padrejtësitë dhe kuçedrat e krimit i vërtiteshin pranë gjithmonë.

A nuk ju duket një histori e parë? S'e kemi fjalën për në televizion, por për ato që sytë dhe veshët ju servirin çdo ditë në thellësi të neuroneve tuaja?

Ky 24-orësh është skenari i ndyrë dhe tragjikomik, që po vuan populli shqiptar prej 27 vitesh. Ne jemi të gjithë aktorë memecë, që thjesht jemi aty si figurantë dhe marrim tek-tuk ndonjë urdhër.

E thjeshtë ideja! Një ministri i përmendet emri si narkotrafikant. Merret vesh se ai ka fituar 5 milionë euro në muaj dhe llogaritet se ka shpenzuar 20 milionë euro në fushatë elektorale. Ai ishte ministri ideal sipas Kryeministrit. Pra, shembulli i punës së "Rilindjes", ai i cili duhet kopjuar në gjithçka.

Rrjedhimisht, nuk beson dot tek ai të cilit i ke dhënë votën, kryeqeveritarit, sepse "krijesa" e tij dështoi dhe, nëse krijuesi e ka reklamuar aq shumë dhe e ka trumbetuar si personazh të suksesshëm, është tutori i tij dhe bashkëfajtor. Më saktë, fajtori i parë.

Por çfarë ndodh? Si vazhdon kjo tragjikomedi e popullit tonë memec? Del dhe ngre zërin njeriu i cili vodhi rrugën historike të kombit, ai i cili mban përgjegjësi (fajtorët i di Zoti, ne njohim vetëm ligjin njerëzor). Për më tepër, ky njeri ka grabitur votat brenda partisë së tij dhe asesi nuk mund të presim që të mbrojë votat e popullit dhe të jetë lideri i ëndrrave. Nuk e do familja e tij, kemi frikë ta duam ne!

Kalojmë më tej, sepse errësira veçse shtohet. Njeriu i radhës i cili ulëret kundër këtij narkotrafikanti sillet si foshnje, gjoja i pafajshëm dhe më i kulluari në rruzull, por masakroi një fshat në zemër të vendit! A u fut në burg? Jo, kjo nuk ndodh kurrë në Shqipëri. Krimineli mbron kriminelin.

Dhe vjen çasti i fundit. Gruaja e atij që u kap mat me videon tipike të një krimineli duke u korruptuar, paditësi i të cilit sot është tretur në dhe, ankohet dhe acarohet për "thjesht 5 milionë euro".

Populli? Asgjë. Askush. Asnjë. Populli është një jetim i shekujve, fatkeq pa brirë, nderi i të cilit po shuhet. Kështu, politika kthehet në humor. Tragjikomedi, pra!

Në zgjedhjet e ardhshme thjesht do të zgjedhim kriminelin më pak të stërvitur, atë me më pak përvojë, profesionistin më të dobët. Rrugë tjetër nuk ka… kur s'dalin fjalët "ju jeni përzgjedhur nga Lotaria Amerikane". /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top