Video
Trajneri i Brazilit flet live për Neymarin, 222 milionshi ja plas të qarës
Trajneri i Brazilit flet live për Neymarin, 222 milionshi ja plas të qarësK. Demiraj
Sport
Duket si një njeri i fortë dhe tekanjoz, por mbrëmjen dje është zbuluar një anë tjetër e Neymar.
Sulmuesi i PSG-së, shpërtheu në lot, teksa gjendej në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin e Brazilit, Tite, pas fjalëve të këtij të fundit.
Pasi është kritikuar nga mediat botërore, duke qenë temë kryesore për raportet jo të mira me trajnerin Emeri dhe sulmuesin Kavani tek PSG, 25-vjeçari shpërthehu në lot nga fjalët e mira të trajnerit Tite.
Ndërsa vetë Neymar u shpreh:
“Mediat kanë shpikur shumë lajme jo të vërteta. Nuk kam probleme me trajnerin, stafin apo Kavanin. Jam i lumtur tek PSG. Dua të triumfoj këtu dhe do të jap gjithçka në fushë për shokët e mi të skuadrës. Kështu që boll shpikët lajme” – deklaroi Nejmar pas fitores së Brazilit ndaj Japonisë.
JOQ.al