Video
Trajneri i Turqisë çudit në koferencën për mediat, merr shembull shqiptarët
Trajneri i Turqisë çudit në koferencën për mediat, merr shembull shqiptarëtK. Demiraj
Sport
Për trajnerin e Turqisë, Mirçea Luçesku ndeshja miqësore ndaj Shqipërisë është jetike, pasi në rast të një humbje rrezikon shkarkimin.
Ai ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur në lidhje me rindërtimin që po i bën kombëtares turke ku ka kërkuar nga lojtarët që të marrin një shembull nga shqiptarët.
“Çdo gjë fillon nga lojtarët. Ata duhet të bëjnë çmos që të luajnë në skuadrat e tyre. Unë nuk mund t’iu them se çfarë duhet të bëjnë që të luajnë në klubet përkatëse, por e rëndësishme është që t’iu jap një shans për të qenë pjesë e kombëtares.
9 lojtarë të Shqipërisë, ndaj të cilëve do të luajmë nesër, aktivizohen në Itali. Edhe futbollistët turq, pasi të arrijnë një nivel të caktuar, duhet të dalin jashtë shtetit dhe të luajnë vazhdimisht në skuadrat e tyre”, tha Luçesku.
JOQ.al