Video
Trajneri i Turqisë nuk e ka miqësore me Shqipërinë, çfarë i ndodh nëse humbet?
Trajneri i Turqisë nuk e ka miqësore me Shqipërinë, çfarë i ndodh nëse humbet?K. Demiraj
Sport
Ndeshja miqësore në Antalia ndaj Shqipërisë mund të jetë vendimtare për trajnerin e Turqisë, Mirçea Luçesku.
Në rast të një humbjeje apo qoftë edhe rezultati pozitiv, por që shoqërohet me lojë të dobët, federata turke e futbollit mund të shkarkojë trajnerin rumun.
Edhe pse në krye të Turqisë ka ardhur vetëm në muajin gusht, rezultatet e dobëta kanë bërë që Luçesku të mos e ketë më vendin e sigurt.
Vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe grupin kualifikues për në Rusi 2018 e mbylli në vendin e katërt.
Edhe miqësorja e fundit me Rumaninë e luajtur pak ditë më parë, u mbyll me humbje për turqit, dhe kështu, ndeshja e së hënës përballë Panuçit mund të jetë jetike për rumunin Luçesku.
JOQ.al