Connect with us

Transporti urban drejt monopolizimit, ky është plani “sekret” i Lali Erit

Video

Transporti urban drejt monopolizimit, ky është plani “sekret” i Lali Erit

Transporti urban drejt monopolizimit, ky është plani “sekret” i Lali EritL. Çela

Lajme

lali

Në Tiranë, për Lali Erin, nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë. Ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra!

Kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar, pasi pamjet e ardhura në redaksinë tonë tregojnë se si merren zvarrë nënat që shesin perime, pasi nevojitet lirimi i hapësirës publike, ndërsa në të njëjtin vend, me diametër më të madh, mbijnë si kërpudha kioskat.

Në këtë kryeqytetin tonë të fushatës “green” kemi parë një tjetër monopol, të krijuar dhe dhuruar nga ai i cili drejton bashkinë më të madhe të vendit. Ndryshe nga kioskat, prej të cilave u prek vetëm shtresa më e ulët e popullsisë, na u rrëmbye hapësira publike dhe u ndërtuan parkingjet.

Një tjetër sukses i njeriut që u bë Lali Leku. Më shumë se sa monopol, kjo është oligarki e “të fortëve” të Bashkisë Tiranë.

Të enjten, Lali Eri prezantoi edhe autobusin e parë elektrik në Tiranë. Kryeqyteti ynë bëhet pjesë e fushatës së gjelbër për ruajtjen e ambientit.

Sa bukur, të gjithë në këmbë të duartrokasim! Sigurisht, e duam Shqipërinë të pastër. Tirana është një epidemi kanceri për çdo qytetar që thith smogun e saj.

Megjithatë, fakti që e mbështesim një nismë të tillë nuk do të thotë të mos ngremë disa pikëpyetje, pasi kur bëhet fjalë për zotin Fasada, edhe të bardhën e shohim me skepticizëm, nxitur sidomos nga fjalia e tij:

Nëse kompanitë private nuk më përgjigjen, do të krijoj një kompani publike për autobusët elektrikë”.

Opa, ja ku dolëm në temë! Kompanitë private kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës, pasi nuk ia dalin dot edhe me këta “traktorët” që përdorin si autobusë, kështu që blerja e autobusëve elektrikë duket pak e pamundur për ta.

Lali Eri po kryqëzon gishtat që diçka e tillë të ndodhë dhe pastaj “shpëtimtari” futet në aksion. Në këtë formë, edhe transporti publik kthehet në monopol.

Shpresojmë të mos ndodhë, por në anën tjetër duhet të përgatisim veten për një rritje të çmimit të biletës, pasi paratë për blerjen e këtyre autobusëve duhet të nxirren nga diku.

Në raste të tilla, gomari më i mirë gjendet te populli, 100% në koma. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top