Video
Tregohuni të kujdesshëm, po vidhen masivisht llogaritë bankare
Tregohuni të kujdesshëm, po vidhen masivisht llogaritë bankareS. Bardhi
Lajme
Nëse keni një adresë emali padyshim që do u ketë ardhur një kërkesë e çuditshme që i ngjason ofertës për të fituar, para, por që realisht është një vjedhje.
Lidhur me këtë policia ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë një llogari bankarë, pasi kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i mashtrimeve nëpërmjet internetit.
Njoftimi thotë:
Informojmë qytetarët dhe subjektet private se nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por dhe evidentimin dhe goditjen e autorëve për rastet e ndodhura.
Duke u nisur nga fakti se këto ngjarje kanë si qëllim vjedhjen e fondeve të llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit u kërkojmë qytetarëve dhe subjekteve private, të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre bankare në mjediset e jetës së përditshme por edhe kur marrin kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodhen duke lundruar në internet.
Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme nga ato që i kryeni zakonisht, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi (telefon, faks etj.) nëse llogaria e re i përket vërtetë partnerit tuaj tregtar.
Gjithashtu kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.
Ju bëjmë me dije qytetarëve dhe subjekteve private se Policia e Shtetit është në dispozicion të tyre dhe për çdo paqartësi apo dyshim të drejtohen pranë strukturave të saj.
Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e tyre, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme pranë strukturave tona”, thuhet në njoftimin e Policisë.
JOQ.al