Video
Tritoli në makinë, momenti kur Ines Hajrulla hipet në ambulancë
Tritoli në makinë, momenti kur Ines Hajrulla hipet në ambulancëA. Shehaj
Lajme
Ines Hajrulla është 25-vjeçari që është vënë në shënjestër të një atentati të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. I riu ka qenë brenda në automjet në momentin që makina e tij, në të cilën ishte vendosur rreth 300 gramë eksploziv, ka shpërthyer.
Hajrulla, një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili vjen nga një familje problematike, ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtëm. Si pasojë e shpërthimit të eksplozivit, i cili ishte vënë në pjesën e parme të automjetit, Inesi ka humbur njërën këmbë.
Në pamjet e mëposhtme, qytetarët kanë dërguar në redaksinë e JOQ.al, momentet e para të shpërthimit të automjetit dhe hipjen e 25-vjeçarit në autoambulancë. Ai është nxjerrë nga makina tip Jeep, nga kalimtarët e rastit.
Inesi është i biri i një biznesmeni, i cili ka në pronësi një prej lokaleve më në zë në qytetin bregdetar.
Shpërthimi i makinës/Vlonjati humbet njërën këmbë, në rrezik edhe tjetra
"Kishte marrë flakë tek këmbët", kush është djali i biznesmenit që i vunë tritol në Vlorë?
JOQ.al