Connect with us

Trump dhe Putin duan të na klonojnë, jemi populli ideal për çdo qeveri në botë

Video

Trump dhe Putin duan të na klonojnë, jemi populli ideal për çdo qeveri në botë

Trump dhe Putin duan të na klonojnë, jemi populli ideal për çdo qeveri në botëL. Çela

Vec-e-jona

tr

E kanë thënë të tjerë para nesh: çudia më e madhe tri ditë zgjat.

Ne e lidhim vetëm me filmin "Përrallë nga e kaluara", por ka lidhje me palcën e karakterit shqiptar. Vit pas viti i lëmë të gjitha pas, duke harruar shtypësit, problematikët, shpifësit dhe kancerin e këtij vendi.

Çdo politikan shkon e vjen sipas qejfit, vjedh, plaçkit, qesh, tallet, luan me ne dhe në fund shijon një pension spektakolar me lekët tona.

I mbani mend ditët "e nxehta" të lajmeve dhe sulmeve kundër ish-Ministrit Saimir Tahiri? U krijua përshtypja se ai njeri do të zhdukej nga faqja e dheut, por sot ç'ndodh? Ai po fle i qetë.

Asgjë nuk ndodhi dhe, me siguri, asgjë nuk do të ndodhë. Kryeministri fyeu gazetarët, u tall me të gjithë miletin dhe e hëngri turpin me bukë.

Ne? Asgjë. Vazhdojmë dhe qeshim me batutat e filmave. Ky është misioni i shqiptarit. Qëndresa, reagimi, revoltimi, inati… nuk i dihet ku janë me shtëpi.

"Edhe një gotë verë mbrapa…" Kjo duhet. Kaq mjafton. Kështu jemi shqiptarët më autentikë, më të devotshmit.

Qeveria po shijon një publik spetakolar në tribuna, aty ku nuk ka bukë dhe uji po shteron dita-ditës. Jemi populli ideal: asgjë s'kemi, por rrimë urtë.

Donald Trump, Angela Merkel dhe Vladimir Putin po lobojnë fuqimisht që të klonojnë popullin shqiptar dhe krijesat t'i çojnë në shtetet e tyre. E kemi në gen urtësinë, secili prej nesh lind buf.

U harrua Tahiri. Tani komentojnë zërat e pestë apo të gjashtë dhe thjesht mbajnë ison për të ruajtur atmosferën. Milionat diku po qarkullojnë…/JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top