Video
“Të keqen nëna jote o flori”, e moshuara “pushton” Tahirin sapo del nga Kryesia e Kuvendit
“Të keqen nëna jote o flori”, e moshuara "pushton" Tahirin sapo del nga Kryesia e KuvenditG. Hasani
Lajme
Mbështetësit e Tahirit kanë qëndruar jashtë Kryesisë së Kuvendit deri në përfundimin e seancës së Këshillit të Mandatimit dhe Imunitetit.
Ashtu siç u vu re edhe mbrëmjen e djeshme para shtëpisë së tij, edhe sot ishin mbledhur simpatizantë të deputetit Tahiri.
Një e moshuar i është afruar me shpejtësi dhe ka përqafuar ish-ministrin e Brendshëm sapo ai ka dalë nga Kryesia e Kuvendit.
Ajo iu afrua dhe i tha duke i hedhur duart në qafë:
Të keqen nëna jote o flori."
Zakonisht para një vendimi të tillë siç mund të jetë heqja e mandatit dhe arrestimi i një deputeti u përballëm për herë të parë me një skemë të tillë në këto vitet e fundit.
Mirëpo, diferenca është rëndësia e lartë e akuzave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, siç janë përgjimet e autoriteteve italiane.
Nga rrjetet sociale aludohet se thirrjen ndaj qytetarëve e kanë bërë zyrtarë të lartë të PS.
Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së PS dhe drejtues i PS në kombinat, thuhet se ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm para Kuvendit që në orët e para të mëngjesit.
Mbledhja e qytetarëve para Kryesisë Kuvendit, mund të jetë servirur si një mbështetje publike e qytetarëve të zakonshëm. Në fakt, mendohet se janë strukturat e PS që janë vënë në lëvizje për të bërë presion publik pro pafajësisë së Saimir Tahirit.
JOQ.al