Video
Turp në Tiranë/ Dy shoqet zihen e rrihen keq për një mashkull, ai bën sehir me foshnjen në dorë
Turp në Tiranë/ Dy shoqet zihen e rrihen keq për një mashkull, ai bën sehir me foshnjen në dorëM. Gjini
Vec-e-jona
Ngjarje të tilla dhune ku një femër sulmon një tjetër janë shtuar së fundmi. Jo vetëm në qytetet e tjera por edhe në Tiranë.
Me sa duket njerëzit nuk kanë më “cipë” dhe shfryhen pa pikë kulture dhe edukate në mes të rrugës.
I tillë është edhe ky rast, i ndodhur pranë Spitalit të Fëmijëve në Tiranë, ku dy femra janë zënë e rrahur në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve femrat po ziheshin për një burrë, i cili me sa duket edhe nga video, afrohet pranë tyre por pa u munduar aspak t’i ndajë. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është se ai afrohet duke mbajtur një fëmijë në krahë.
Fëmija i gjorë duke dëgjuar sherrin dhe fjalët, fillon dhe qan më pas me të madhe. Siç tashmë ndodh në këto raste, askush nuk ndërhyri për të ndarë këto femra.
JOQ.al