Connect with us

“TVSH-ja për të mbrojtur oligarkët në paradhoma”, Basha flet për biznesin e vogël

Video

“TVSH-ja për të mbrojtur oligarkët në paradhoma”, Basha flet për biznesin e vogël

"TVSH-ja për të mbrojtur oligarkët në paradhoma", Basha flet për biznesin e vogëlA. Shehaj

Lajme

bsh

Lulzim Basha

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para mediave për vendimin e marrë nga qeveria, për futjen e tvsh-së edhe në bizneset e vogla.

Duke e quajtur si shkatërruese këtë vendim për këto biznese, Basha nuk nguroi të akuzonte Ramën si favorizues i oligarkëve që qëndrojnë në zyrat e tij.

Sipas Bashës, tvsh-ja do të sjellë çekuilibrim të çmimeve dhe me shumë mundësi, edhe mbylljen e disa bizneseve.

Ai u shpreh se oligarkët që po favorizon Rama janë të fshehur në paradhomat e në zyrat e tij. Kryedemokrati flet për demokratë me të cilët kreu i qeverisë rri nga mëngjesi e deri në mëbrëmje.

Në lidhje me skemën e tvsh-së për bizneset e vogla, lideri i PD-së tha:

Tvsh-ja do të sjellë çoroditje dhe çekuilibrim të çmimeve. Rama nuk di çfarë të thotë. PD kërkon që biznesi i vogël të qëndrojë jashtë skemës së tvsh-së. Oligarkët po i mbron ai që kërkon të vendosë tvsh-në edhe tek biznesi i vogël, tek ata që mezi ia dalin të hanë bukën. Edi Rama po mbron oligarkët, me të cilët rri nga mëngjesi deri në darkë. Nëse këta thonë se ka oligarkë që fshihen pas bizneseve të vogla, çfarë detyre kanë këta dhe qindra aksionet e tyre kundër informalitetit? Oligarkët fshihen tek zyrat e paradhomat e kryeministrit. Futja e biznesit të vogël në tvsh nuk do të formalizojë bizneset, por do të shkatërrojë qindra vende pune dhe do të favorizojë vetëm oligarkët. Biznesi i vogël në skemën e tvsh-së do të rrisë çmimet".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top