Connect with us

U asfiksuan në shkollën e Shupenzës, kjo është gjendja shëndetësore e nxënësve

Video

U asfiksuan në shkollën e Shupenzës, kjo është gjendja shëndetësore e nxënësve

U asfiksuan në shkollën e Shupenzës, kjo është gjendja shëndetësore e nxënësveD. Cani

Lajme

60 nxënës u asfiksuan dje në shkollën e mesme të Bulqizës për shkak të rrjedhjes së gazit.

Asfiksia nga dioksidi i karbonit ndodhi si pasojë e shpërthimit të tymit nga kaldaja e ndezur për herë të parë dje në këtë shkollë.

Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Priten të lënë spitalin mësuesja dhe një nxënës në spitalin e Tiranës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e ndodhur dje:

Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.

Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se: Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top