Video
U divorcua kur kishte djalin 3 vjeç, këngëtarja shqiptare: E lashë se ishte pijanec
U divorcua kur kishte djalin 3 vjeç, këngëtarja shqiptare: E lashë se ishte pijanecF. Gjoni
Thashetheme
Ajo është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore dhe publiku e duartroket sa herë që ngjitet në skenë.
Po flasim për Përparime Ziflaj, e njohur ndryshe me emrin Paro.
Pasditen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku foli rreth karrierës së saj të gjatë, por edhe për divorcin më ish-bashkëshortin, me të cilin ka një djalë.
Pyetjes së përse u nda prej tij, ajo përgjigjet:
Pinte shumë, edhe pse u përpoqa ta ndryshoja, nuk ia dola dot. U ndava me të kur e kisha djalin tre vjeç. Ai më pas u martua dhe sot ka një familje tjetër, por sërish vazhdon të pijë. Unë ruaj një raport të mirë me familjen dhe vajzat e tij”.
Por si ishte të rriste një fëmijë e vetme?!
Sigurisht që ka qenë shumë e vështirë, por ia kam dalë. E rrita, e shkollova… Ai ka mbaruar për mjekësi dhe sot jeton në Holandë me bashkëshorten e fëmijët e tij dhe e punon në mjekësi. Unë jam e kënaqur”.
Ndërkohë nga ana tjetër, Paro ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re,me një mesazh drejtuar të rinjve për të mos harruar këngën polifonike.
JOQ.al