Video
U fotografua duke u puthur me djalin e deputetit të LSI-së, këngëtarja rrëfen historinë
U fotografua duke u puthur me djalin e deputetit të LSI-së, këngëtarja rrëfen historinëF. Gjoni
Thashetheme
Këtë verë ajo u fotografua në plazh teksa shijonte pushimet me të dashurin e saj, me të cilin nuk kishte pozuar asnjëherë e as e kishte bërë publik identitetin.
Olta Boka kishte pranuar edhe më parë se ishte në një lidhje serioze, mirëpo kishte preferuar që detajet të mos i bënte publike, duke zgjedhur që të ishte sa më e rezervuar. Por pas publikimit të fotove me të dashurin në plazh, u mësua se ai ishte djali i deputeti të LSI-së, Shezai Rrokaj, i cili quhet Ivi.
E ftuar pasditen e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit, Olta është pyetur rreth këtyre fotove dhe ka pohuar se është një lidhje e shëndetshme dhe për të cilën familja e saj ka dijeni.
Më tej ajo shtoi:
Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre. Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin. Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”.
Ndërkohë në studio së bashku me të ka qenë edhe i vëllai, e ndërsa në ekran është shfaqur fotoja e Oltës duke u puthur në buzë me Ivin, ai i ka kërkuar regjisë që ta heqë dhe të mos e fokusojë aq gjatë.
Mund ta heqësh, jo aq gjatë", ka thënë Stivi.
JOQ.al