Video
U kap me 1.2 ton drogë, gjykata liron gruan nga Rinasi
U kap me 1.2 ton drogë, gjykata liron gruan nga RinasiA. Shehaj
Lajme
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli kryefamiljarin, të cilit iu gjetën në banesë 1.2 ton kanabis sativa, ndërsa ka liruar bashkëshorten e tij. Droga u gjet në një banesë në Rinas.
Gruaja u la e lirë pasi burri i saj e mori përsipër gjithë përgjegjësinë.
Sasia e kanabisit prej 1 ton e 239 kilogram kanabis është u gjet në banesën e Hasan Sulës në Rinas më 4 nëntor, ku u arrestuar edhe bashkëshortja e tij, Merita Sula.
Në kërkim nga policia vazhdojnë të jenë edhe dy djemtë e çiftit, Klodian dhe Saimir Sula, 25 dhe 26 vjeç.
Lënda narkotike ishte ndarë 170 thasë me sistem vakumi, ndërsa policia gjeti në banesën e çiftit dhe një pushke si edhe 25 fishekë.
JOQ.al