Connect with us

U përfol për lidhjen me Kejvinën, Thomas Strakosha lëshon deklaratën e radhës

Showbiz

U përfol për lidhjen me Kejvinën, Thomas Strakosha lëshon deklaratën e radhës

Portieri i Lazio-s dhe i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha është duke kaluar një nga sezonet më të mira në karrierën e tij pasi po shkëlqen në Serinë A duke qenë një nga portierët më të dalluar në Itali.

Ditët e fundit, gardiani shqiptar është  përfolur për një lidhje dashurie me velinën e Ermal Mamaqit, Kejvinën, por ka qenë vetë bukuroshja që ka mohuar gjithçka. Mes tyre ka vetëm miqësi dhe asgjë më tepër.

Ndërkaq, Strakosha në një prononcim për “Lalaziosiamonoi.it”, foli për momentin e mirë që po kalon:

A e prisja këtë rritje? As në ëndrrën më të bukur nuk e imagjinoja. Por, kam punuar shumë dhe tani jam këtu. Vazhdoj të punoj shumë, sepse sapo ka filluar ajo që unë kërkoj. Dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat e saj”, deklaroi Strakosha.

Së bashku me Donnarumma-n e Milan-it, ai vlerësohet si një ndër portierët më me prespektivë në Serinë A.

Është një vlerësim që më motivon më shumë. Gjëja më e rëndësishme në skuadër, është grupi. Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe në momentet e vështira. Lidhja jonë vihet re në momentet kur festojmë në fushë, kur fitojmë dhe sidomos kur nuk fitojmë”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top