Video
U përfol se u arratis në Gjermani, zbulohet arsyeja pse Tahiri u largua
U përfol se u arratis në Gjermani, zbulohet arsyeja pse Tahiri u larguaF. Tenolli
Lajme
Pasi lajmi se Tahiri ishte larguar nga Shqipëria u bë kryefjala e mbrëmjes së sotme, ka ardhur reagimi nga një burim i afërt me të.
I kontaktuar nga CityNews, një burim i afërt i tij është përgjigjur nëpërmjet një mesazhi:
Është larguar nga vendi sot në drekë, për punët e tij personale dhe rikthehet nesër në mbrëmje.
Kjo deklaratë i ka dhënë sqarim të gjitha spekulimeve që filluan të qarkullonin në media.
Ish-ministri i Brendshëm është akoma nën hetim nga Prokuroria, por nuk e ka të ndaluar daljen jashtë vendit.
Pasaporta e tij nuk është e bllokuar dhe nuk ekziston asnjë masë kufizuese për të lëvizur jashtë Shqipërisë.
Tahiri ka udhëtuar jashtë vendit për arsye familjare. “BalkanWeb” mëson se ish-ministri ka shkuar në Gjermani për të parë të atin që kurohet në një klinikë në Gjermani për një problem shëndetësor.
JOQ.al