Video
U përplas me shokun e skuadrës, lojtarit argjentinas i bëjnë 10 të qepura në penis
U përplas me shokun e skuadrës, lojtarit argjentinas i bëjnë 10 të qepura në penisL. Çela
Sport
Çfarë fati i keq!
Mbrojtësi Mariano Bittolo, i cili luan tek Albacete, të shtunën përjetoi një makth të vërtetë gjatë barazimit 0-0 me Huesca-n në kategorinë e dytë spanjolle.
Ai u përplas me një shok skuadre në një episod të frikshëm duke pësuar një dëmtim të rëndë në penis, ku i janë nevojitur 10 të qepura.
Mbrojtësi i majtë u shtri në tokë në minutën e 82-të dhe me zor merrte frymë.
Në fushë zbritën menjëherë mjekët e skuadrës, sepse argjentinasi nuk i duronte dot dhimbjet. Lajmin për operacionin e ka konfirmuar drejtori i klubit, Eduardo Rodriguez.
JOQ.al