Video
U rrit në shpellë, sot është ndër njerëzit më të fuqishëm në botë duke drejtuar 1.4 miliardë banorë
U rrit në shpellë, sot është ndër njerëzit më të fuqishëm në botë duke drejtuar 1.4 miliardë banorëS. Bardhi
Kuriozitete
Sot është ndër njerëzit me pushtetin më të madh në botë, megjithëse në vitet e para të jetës jetonte brenda një shpelle të përshtatur si shtëpi.
Është “The Economist” ajo që i ka kushtuar një analizë biografike Xi Jinping, liderit të Partisë Komuniste kineze. Këtë javë do zhvillohet Kongresi Kombëtar në Kinë dhe Xi Jinping sipas të gjitha gjasave do zgjidhet sërish si Sekretar i Përgjithshëm në një mandat 5-vjeçar.
I cilësuar si njeriu më i fuqishëm në botë, Xi Jinping vjen nga fshatrat e varfra të Kinës. Vendi ku ai është rritur, shpella, sot është kthyer në një vend pelegrinazhi që vizitohet nga mijëra persona në vit.
Xi gjithashtu po projekton që Kina të kthehet në fuqi e pashembullt ushtarake jashtë vendit. Këtë vit ai hapi bazën e parë ushtarake të vendit, në Xhibuti. Ai ka dërguar marinën kineze gjithnjë e më larg në manovra, duke u përfshirë në korrik në pragun e NATO-s në Detin Baltik së bashku me flotën e Rusisë.
Kina zyrtare thotë se kurrë nuk do të pushtonte vendet e tjera për të imponuar vullnetin e saj (përveç Tajvanit, të cilin nuk e konsideron një vend). Përpjekjet e saj për ndërtimin e bazës është që të mbështesë misionet paqeruajtëse, anti-piraterike dhe humanitare.
Ndryshe nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, zoti Xi nuk është për një ndërhyrje globale që kërkon të shkatërrojë demokracinë dhe të destabilizojë Perëndimin.
JOQ.al