Connect with us

“U vonua 30 minuta në tualet”, 12-vjeçarja lind foshnjën poshtë një ure

Video

“U vonua 30 minuta në tualet”, 12-vjeçarja lind foshnjën poshtë një ure

"U vonua 30 minuta në tualet", 12-vjeçarja lind foshnjën poshtë një ureS. Shtjefni

Kuriozitete

Një 12-vjeçare ka tronditur opinionin publik pasi ka arritur të mbajë të fshehtë shtatzëninë dhe të lindë pa e marrë vesh askush.

Ngjarja ka ndodhur në Yibin, në provincën Sichuan në Kinë ku adoleshentja ishte edhe nxënëse shkolle.

Ngjarja tronditëse u zbulua pasi banorët e zonës kanë gjetur një foshnjë të braktisur poshtë një ure në këtë zonë dhe nga hetimet e Policisë ka rezultuar se ajo ishte foshnja e 12-vjeçares.

Adoleshentja jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj banonin dhe punonin në një qytet tjetër aty pranë, dhe ajo takohej me ta njëherë në vit. Ditën që do të lindte foshnjën, gjyshja e saj tha se po e çonte në spital për një kontroll pasi pa që ajo nuk ndihej mirë.

Gjatë rrugës ajo kishte kërkuar të ndalonin diku pasi donte të shkonte në tualet, ndërsa ka shkuar poshtë një ure dhe ka lindur foshnjën duke e braktisur më pas.

Gjyshja e saj deklaroi në polici:

Ajo më kërkoi të ndalonim duke pretenduar se kishte nevojë të shkonte në tualet, u vonua rreth 30 minuta dhe pastaj vazhduam për në spital ku kreu edhe kontrollin shëndetësor. Nuk dyshova asnjëherë se mund të ishte shtatzënë.

Sipas Policisë ende nuk dihet se kush është babai i fëmijës, pasi adoleshentja refuzon të flasë. Ndërsa mjekët pohojnë se edhe pse ka ardhur në jetë në mënyrë të parakohshme, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja u dërgua në spitalin Nanxi të Kinës
Banorët e zonës i kanë dhuruar ushqime dhe rroba nënës së re
Foshnja e porsalindur u gjet shëndoshë e mirë poshtë urës

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top