Video
UEFA nuk bindet nga projekti, Milani përjashtohet nga kupat e Evropës?
UEFA nuk bindet nga projekti, Milani përjashtohet nga kupat e Evropës?L. Çela
Sport
Milani shpenzoi mbi 200 milionë euro në merkaton e verës, ndërsa shitja e klubit shkoi 740 milionë euro. UEFA nuk e ka mirëpritur këtë lajm dhe ka shfaqur dyshime për financat e kuqezinjve.
Pasuesi i mjeshtrit Adriano Galliani, Marco Fassone, ka takuar drejtuesit e UEFA-s dhe u ka prezantuar një projekt që shpjegon shpenzimet e klubit, por "Marca" raporton se ai nuk ka qenë bindës.
UEFA ka dyshime, sepse Milani ka shkelur rregullat e "Fair-Play" financiar. Kjo do të thotë se pritet përjashtimi nga kupat e Evropës.
Imagjinoni çfarë dënimi fatal do të ishte për "Djallin", në një kohë kur klubin nuk e shpëton as kualifikimi në Champions League. Milanistë, prisni më të keqen!
JOQ.al