Connect with us

Vajza nga Elbasani që fitoi llotarinë: Si ndryshoi jeta ime në Amerikë

Video

Vajza nga Elbasani që fitoi llotarinë: Si ndryshoi jeta ime në Amerikë

Vajza nga Elbasani që fitoi llotarinë: Si ndryshoi jeta ime në AmerikëA. Naçi

Lajme

Shumë shqiptarë janë larguar për të jetuar në Amerikë pasi kanë fituar llotarinë amerikane. Ela Halilaj ka rrëfyer sesi ka ndryshuar jeta e saj nga Shqipëria në Amerikë ku ajo jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ela thotë se llotaria amerikane nuk është një llotari shtetërore që të jep para në dorë, por lejon fituesit nga vendet e tjera të vendosen në Amerikë.

Vite më parë shqiptarja Ela Halilaj ishte një e diplomuar në shkollën e mesme të Katedrales në Boston kur mori një telefonatë nga ana e tezes së saj me të cilën jetonte në zonën e Bostonit në mënyrë të përkohshme, shkruan Shekulli.

Ela tashmë është një menaxhere e shërbimit të klientit në spitalin e Anna Jaques.

Ajo kujton kohën kur fitoi llotarinë:

Llotaria është diçka shumë e mirë dhe një gjë e bukur për vendet e botës së tretë ose të varfra, sidomos. Kur kam mësuar se më ka rënë mua, jam gëzuar shumë, vërtetë. Unë e dija se jeta ime do të ndryshonte dhe vërtetë ashtu ka ndodhur. Amerika është një vend që të jep shanse të mëdha për punësim dhe për të mbledhur edhe para mënjanë në rast se punon fort e nëse ia dal që të jesh një punëtor i zellshëm. Kur mora ‘po’ nga llotaria, unë isha në rregull me dokumentet e mia dhe fare mirë mund të planifikoja çfarë do të bëja në SHBA me jetën time”.

Halilaj ka shkuar në SHBA nga Elbasani, Shqipëri, vend në të cilin ka lindur. Ajo kishte nota të larta si studente dhe prindërit e saj, të cilët ishin profesorë të nderuar matematike dhe të shkencave, donin mundësi akoma më të mëdha për vajzën e tyre të shkëlqyer dhe të mirë. Kështu, Halilaj kur iku në Amerikë jetoi te halla si një adoleshente dhe nuk ishte aspak e lehtë për të jeta në fillimet e veta.

36 vjeçarja kujton:

Unë isha e re. Kisha nisur jetën e vogël, adoleshente në Amerikë. Nuk kisha me vete as familjen, as miqtë dhe ata që më donin kaq shumë në Shqipëri. Por kisha nisur të mësohem me atë mënyrë jetese. Në fillime kisha vështirësi nga malli, por se më tej mu dhanë mundësi dhe shanse”.

Ajo tregon edhe eksperiencën e vështirë që kishte në fillim, teksa shprehet se nuk dinte madje edhe anglisht, por se me jetën që kishte vazhduar në “tokën e premtuar” ka nisur që të mësojë nga pak edhe gjuhë të huaj.

Ela thotë:

Unë nuk dija anglisht dhe kam marrë libra me kartona. Këto libra përdoreshin nga ata që ishin vetëm 6 vjeç ose edhe 3 dhe i merrja unë. Kjo për shkak se në këto libra kishte figura, por se kishte edhe fjalë poshtë figurave, gjë e cila më mësoi gjuhën e huaj. Në Shqipëri për fat të keq ka shumë probleme edhe sot e kësaj dite, pagat janë më të pakta, shumë fusha nuk janë ne nivelin e duhur, ka tepër problematika dhe në Amerikë është ndryshe, teksa nëse punon dhe je person i përkushtuar, fare mirë ndërton një jetë të mirëqenë. Ndonëse kisha larg familjen time, e takoja në të rrallë dhe se hiqja mallin, prapë unë fitova shumë, teksa gjeta një fat të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ela Halilaj u diplomua nga Kolegji Emmanual, dhe që atëherë ka fituar një diplomë master në shëndetësi publike dhe administrim nga Universiteti i Bostonit. Ajo është një biokimiste dhe në këtë rol mbikëqyr departamentin e spitalit që merr mostra të gjakut dhe urinës në baza ditore. Halilaj kishte pasur ëndërr që të bëhet mjeke por se tashmë është në rrugë të mbarë që të fitojë një doktoraturë në lidhje me kujdesin shëndetësor. Ajo është martuar me Armandin dhe të dy janë nga Shqipëria.

Të dy prindërit e saj tanimë kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ela thotë:

Por unë mund t’ju them njerëzve se jam shqiptare prandaj kam probleme në theks. Jam shqiptare dhe origjinën nuk e mohoj asnjëherë. Jam krenare që jam shqiptare e kam thënë dhe do ta them gjithmonë. Unë jam e lumtur në këtë vend. Qielli është kufiri im në këtë vend. E dua familjen time dhe punën që bëj plot dashuri për çdo ditë në spital. Kjo që unë po bëj është jeta që kam admiruar gjithmonë”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top