Video
Vajzës i bie të fikët live në emision, kjo është arsyeja që e mërziti
Vajzës i bie të fikët live në emision, kjo është arsyeja që e mërzitiA. Naçi
Lajme
Albana Keka, një vajzë nga Vlora ka rrëfyer historinë e jetës së saj. E ftuar në rubikën "Ka një mesazh për ty" ajo tregoi se ishte e martuar me Akremin nga Vlora, por shkaku se ai është më i madh në moshë, ka bërë që nëna e Albanës mos t'i flasë më asaj.
Ajo tregoi arsyen pse kishte ardhur për të rrëfyer historinë e saj:
Në ditëlindjen time bëmë dasmën dhe i kërkova kunatës sime, që të shkonim ta shikonim mamin, por ajo nuk pranoi. Pasi mendoi se do mërzitesha më shumë. Shkova ta takoja dhe më është mbyllur dera e lokalit. Ajo ditë ka qenë shumë e vështire për mua, sikur ishte vaki dhe jo dasmë. Unë e dua mamin ta shikoj, më ka marrë malli për erën e saj".
Albana e kishte ftuar nënën e saj në studio, por ajo nuk erdhi. Pasi pa që nëna e kishte refuzuar ftesën, Albana humbi ndjenjat për pak sekonda.
Kjo situatë ka prekur të gjithë teksa ajo kishte sjellë lule dhe një poezi për nënën e saj nëse ajo do të vinte.
JOQ.al