Video
Varfëria s’ka moral, shqiptarët në Librazhd dhe Dibër bëhen bullgarë për të punuar në BE
Varfëria s'ka moral, shqiptarët në Librazhd dhe Dibër bëhen bullgarë për të punuar në BEL. Çela
Lajme
JOQ vazhdon ta theksojë: shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në vitin 1991, kur u kthyem në "nomadët" më të mëdhenj të kontinentit.
Të gjithë përpiqen të largohen nga ky vend dhe rasti më i fundit që na u shfaq sonte para syve në televizion është ai i banorëve të fshatrave të thellë të Librazhdit dhe Dibrës. Ata e kanë më të lehtë të kthehen në bullgarë dhe të punojnë në vendet e BE-së, sesa të vazhdojnë të vuajnë këtu.
Varfëria i ka detyruar të pajisen me pasaporta bullgare dhe të largohen:
Ne jemi harruar nga shteti edhe pse jemi 640 shqiptarë".
Vetëm për të marrë certifikat apo për të paguar dritat ata duhet të udhëtojnë rreth dy orë me makinë. Banorët theksojnë se kështu kanë vepruar edhe banorë të Tiranës, Kukësit dhe Tropojës.
JOQ.al