Connect with us

Vdekja e 12-vjeçarit në Belsh, e ëma: Si e gjeta të varur në litar tek kasollja e bagëtive

Video

Vdekja e 12-vjeçarit në Belsh, e ëma: Si e gjeta të varur në litar tek kasollja e bagëtive

Vdekja e 12-vjeçarit në Belsh, e ëma: Si e gjeta të varur në litar tek kasollja e bagëtiveA. Shehaj

Lajme

foto 1

Foto ilustruese

Një fëmijë i moshës 12-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive në fshatin Belsh, ku edhe jetonte. Ngjarja e rëndë ka tronditur familjarët, të cilët e kanë gjetur të varur dhe e kanë hequr vetë nga litari me të cilin ishte mbytur.

Mister ka ngelur kjo ngjarje dhe motivet që çuan 12-vjeçarin E.E. drejt një veprimit ë tillë. Ka qenë e ëma ajo që e ka parë të birin të varur në kasollen e bagëtive. Drekën e së mërkurës nëna e kërkoi nëpër shtëpi për të ngrënë sëbashku, por pasi nuk e gjeti në banesë, iu drejtua kasolles, ku 12-vjeçari ishte varur.

Ishte i ati ai që ia hoqi litarin nga fyti me shpresën se do të ishte gjallë, por E.E. kishte ndërruar jetë.

Para policëve, "Panorama" shkruan se e ëma ka thënë se nuk kishte ndonjë dyshim në lidhje me gjendjen psikologjike të të birit.

Ajo është shprehur:

Asnjëherë nuk kemi vënë re shenja që fëmija ynë të ishte i ngarkuar psikologjikisht. Asnjëherë nuk e kemi keqtrajtuar apo t’i kemi bërtitur. Si çdo prind kemi kërkuar më të mirën për fëmijën tonë. Nuk kemi asnjë dyshim, nuk dimë si ta quajmë këtë tragjedi”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top