Video
Vdes në pasarelë modelja 14-vjeçare, rasti tragjik ka hapur debat të madh
Vdes në pasarelë modelja 14-vjeçare, rasti tragjik ka hapur debat të madhS. Bardhi
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një modele ruse 14-vjeçare ka ndërruar jetë pas një shfaqje mode në Shangai që zgjati 13 orë.
Vlada Dzyuba u zbulua se vuante nga “lodhja e tepërt” dhe meningjiti kronik.
Adoleshentja u rrëzua dhe ra në koma një moment pra se të dilte për të bërë ecjen e fundit në sfilatë.
Ajo nuk u zgjua kurrë nga koma, duke vdekur dy ditë më vonë sipas raportimeve. Tashmë pretendohet se e reja kishte një kontratë skllavëruese, pa sigurim mjekësor dhe ishte e frikësuar që do pushohej nëse kërkonte trajnim spitalor.
Zyrtarisht ajo u lejua të punonte vetëm tre orë në javë dhe iu kërkua të kishte sigurim mjekësor, por realisht ka ndodhur krejt e kundërta.
Rasti i saj tragjik ka ngritur shqetësime mbi kushtet e shfrytëzimit të modeleve, kryesisht atyre të reja.
Moska duhet të kërkojë sqarime rreth kushteve në të cilat Miss Dzyuba u mbajt në Shangai, pasi ajo u rekrutua në një kontratë që përfshinte shkollën edhe shkollimin e saj që e kishte lënë në qytetin e saj Perm.
The Siberian Times shkruan:
Temperatura e vajzës u rrit ndërkohë që ajo qëndronte në prapaskenë. Minuta më vonë ajo u rrëzua pa ndjenja. U lajmërua ambulanca, por ajo vdiq këtë të premte pasi qëndroi dy ditë në koma. Shkaku paraprak i vdekjes është meningjiti i shtuar nga lodhja e rëndë.”
Ndërsa, nëna e 14-vjeçares, Oksana ka thënë duke qarë:
Ajo më thërriste duke thënë: Mama, jam aq e lodhur, dua shumë të fle.”
Menaxherja ruse e Miss Dzyubas, Dmitry Smirnov, e cila negocion me detyrën e saj në Kinë, nuk ka komentuar vdekjen e të voglës.
Avokati i popullit për të drejtat e njeriut të Kremlinit në Perm, Pavel Mikov, tha se po hetonte personalisht vdekjen e vajzë
JOQ.al