Video
Veliaj e dekoroi misin që “rrezikoi” jetën, fotografi tallet me të: Aty kam ngjitur gjyshen 70 vjeçe
Veliaj e dekoroi misin që "rrezikoi" jetën, fotografi tallet me të: Aty kam ngjitur gjyshen 70 vjeçeS. Bardhi
Thashetheme
“Miss Universe” që do përfaqësojë Shqipërinë këtë edicion është Blerta Leka.
18-vjeçarja arriti të depërtonte shpejt edhe në media, ku më shpesh e kemi parë tek emisioni “Procesi Sportiv”, por duhet thënë që mbahet mend edhe për gafat e saj dhe e fundit ishte për pavarësinë e Shqipërisë.
Megjithatë, në videoklipin përfaqësues për vendin tonë, 18-vjeçarja realizoi një klip në Bovillë, teksa u shpreh më pas se kishte rrezikuar jetën.
Për këtë “sakrificë” bukuroshja u dekorua me një çmim nga Erion Veliaj, dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i fotografit Fation Plaku.
Me ironi Plaku shkruan:
U bëra shume kurioz te lexoja shkrimin se si e ka rrezikuar jetën 18 vjeçarja në promovimin e vendit, vetëm kur lexoj se qenka ngjitur në Bovillë aty ku unë kam ngjitur gjyshen 70 vjeçe.”
JOQ.al