Video
Vëllai i avokatit të zhdukur i drejtohet policisë: Bëri check-in në portin e Durrësit, por…
Vëllai i avokatit të zhdukur i drejtohet policisë: Bëri check-in në portin e Durrësit, por…F. Tenolli
Lajme
Pasi e përditshmja italiane "Il Messagero" raportoi humbjen e avokatit shqiptar Benik Muço, vëllai i tij ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit.
Muço duhej të takonte të shoqen e tij në Macerata të Italisë, por nuk mbërriti kurrë në tokën italiane. Gruaja e tij Rajmonda ka deklaruar se ai ka humbur gjurmët që prej datës 2 nëntor.
Ai duhet të kishte hipur në bordin e tragetit dhe në portin e Durrësit dhe t’i drejtohej më pas Barit të Italisë.
Vëllai i tij ka kallëzuar në polici se:
Ai ka humbur që prej datës 2 nëntor dhe ishte nisur për tek familja e tij ën Itali. Rezulton i humbur prej disa ditësh. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka bërë check-inin në port. Komunikova me të para se të nisej trageti, por tashmë telefoni rezulton i fikur. Prej disa muajsh Muço punonte avokat në Tiranë. Shpresat e familjes mbahen tek policia italiane, të cilët po lëvizin çdo gur për të lokalizuar lëvizjet e tij të fundit.
JOQ.al