Video
Veprimi i çiftit shqiptar përlot italianët, kjo e moshuar do t’i mbajë mend gjithë jetën
Veprimi i çiftit shqiptar përlot italianët, kjo e moshuar do t'i mbajë mend gjithë jetënA. Shehaj
Kuriozitete
Foto ilustruese
Carola Balzarotti është në italiane e cila punon në një qendër tregtare në Magenta, Lombardi të Italisë, por që ka edhe një profil në Facebook, ku publikon herë pas herë ngjarje të veçanta nga dita e saj.
Ajo tregon se ditën e martë në qendrën tregtare ka përjetuar një eksperiencë që nuk të ndodh ta kalosh çdo ditë. Një çift të rinjsh nga Shqipëria i paguan shpenzimet një gruaje shumë të moshuar italiane, e cila ishte gati për të kthyer disa nga produktet që kushte futur në shportën e saj, pasi nuk arrinte të paguante dot të gjitha.
Carola ka treguar gjithçka që ka përjetuar, në Facebook.
Ajo shkruan:
Një histori e shkurtër dhe e mrekullueshme
Sot në punë, vjen tek kasa një zonjë shuuuumë e moshuar dhe nis të kalojë tek kasa produktet që kishte në shportë. Bukë, djathë, fruta etj….
Pasi nisa të kaloja ushqimet, më ndalon një moment dhe plot turp më thotë "Zonjë, ju lutem ndaloni. Mendoj se e teprova me blerjet. Kam vetëm 50 euro dhe duhet edhe një javë për të marrë pensionin. Sa kam shpenzuar deri tani?"
"42 euro zonjë"
"Jo, nuk ia dal dot. Më kalo vetëm ushqimin e maces, se vetëm për këtë erdha. Pjesën tjetër do ta lë".
Unë i kisha lotët në sy dhe i preka dorën e i thashë: "Ok, mos u shqetëso". Pas saj priste në radhë një e huaj, shqiptare, rreth 40-vjeçe. M'u afrua dhe më tha me zë të ulët" Kaloja të gjitha ushqimet zonjës. Do t'ia paguaj burri im. E kemi kaluar edhe ne një situatë të tillë. E dimë se ç'do të thotë".
Postimi në Facebook i Carlotës është përhapur me shpejtësi.
JOQ.al