Video
Videoja emocionuese, Iniesta i lë penalltinë Ramosit prej të birit
Videoja emocionuese, Iniesta i lë penalltinë Ramosit prej të biritL. Çela
Sport
Andres Iniesta nuk është një lojtar normal. Mbi të gjitha, ai është njeri i madh.
Rasti i fundit kur e tregoi këtë qe ndeshja miqësore e së martës me Rusinë, ndaj të cilës Spanja barazoi 3-3. Sergio Ramos kërkoi me ngulm të gjuante një penallti dhe mesfushori i Barcelonës e lejoi.
Arsyen e kuptoni pas këtyre fjalëve që Ramos i tha:
Kjo është e imja. Ka ditëlindjen djali im. Penalltia tjetër të takon ty".
Kaq mjaftoi! Iniesta bëri një hap pas dhe Ramos shënoi pa probleme. I madhi mbetet i madh, edhe kur përballë ka një "armik" të përbetuar nga Madridi.
JOQ.al