Video
Videoja shokuese, rusja vdes duke pozuar gjysmë lakuriq në derën e makinës
Videoja shokuese, rusja vdes duke pozuar gjysmë lakuriq në derën e makinësL. Çela
Lajme
Çfarë makthi të shohësh videon e çasteve të fundit të një gruaje të vdekur!
Edhe pse pamjet janë tërheqëse për sytë e meshkujve, kur merr parasysh faktin se po flasim për një gafë me pasojë vdekjen, gjithçka merr kuptim tjetër.
Një ruse ka pësuar një aksident të pazakontë gjatë pushimeve në Republikën Domenikane, teksa ka qenë duke u argëtuar me shoqen e saj në makinë. Ajo ka nxjerrë gjysmën e trupit jashtë automjetit, pasi ka ulur xhamin e derës së pasagjerit. 35-vjeçarja quhej Natalia Borisovna Borodina (nga Moska) dhe po filmohej nga shoqja e saj, Ivanna Boichachuk, 32 vjeç.
Videoja shokuese është filmuar në Punta Cana. Shoqja e Natalias po i ngiste makinës dhe njëkohësisht po filmonte.
Natalia, siç duket edhe në videon e mëposhtme, po pozonte duke futur gishtin në gojë dhe duke lëvizur gjithë kënaqësi e humor. Papritmas, koka e saj është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Natalia është transportuar menjëherë në spital, por nuk ia ka dalë.
JOQ.al