Connect with us

Vidhnin një “Jaguar” për 2 minuta, si vepronte banda e shqiptarëve për të vjedhur “bishat luksoze” në Itali

Video

Vidhnin një “Jaguar” për 2 minuta, si vepronte banda e shqiptarëve për të vjedhur “bishat luksoze” në Itali

Vidhnin një “Jaguar” për 2 minuta, si vepronte banda e shqiptarëve për të vjedhur “bishat luksoze” në ItaliF. Tenolli

Lajme

Pak ditë më parë karabinierët e Monzas bënë të mundur arrestimin e një bande hajdutësh të makinave luksoze, 7 prej anëtarëve të së cilës ishin shqiptarë.

Banda përbëhej nga 15 persona: 7 shqiptarë, 6 italianë, 1 egjiptian, 1 maroken, 1 rumun e një bullgar, të moshës nga 21-65 vjeç.

Në pranga ka përfunduar dhe “koka” e bandës, 31-vjeçari Ditmir. B, i cili jepte detyrat për secilin anëtar në mënyrë që vjedhja të rezultonte e suksesshme.

Secili prej anëtarëve të bandës ishte i aftë të vidhte një makinë luksi tip "Range Rover", "Audi", "BMW"apo "Jaguar", me vlerë 1.750.000 euro, për vetëm 2 minuta.

Brenda këtyre dy minutave përfshihej gjetja e makinave që do të vidhnin dhe gjurmimi i tyre, ndërkohë që me disa pajisje elektronike bëhej çaktivizimi i alarmit, hapja e makinave dhe ndezja e tyre.

Fshehja e makinave bëhej në garazhe të nëndheshëm, për të penguar lokalizimin me GPS. Aty automjeteve iu hiqej sistemi i gjurmimit dhe përgatiteshin për t’u shitur.

Deri më tani janë regjistruar 23 vjedhje nga banda e shqiptarëve, 17 prej makinave të gjetura në zonën e Monzas e Milanos.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top