Connect with us

Vjedhje banesash e biznesesh dhe policia i fsheh, çfarë po ndodh në Sarandë?

Video

Vjedhje banesash e biznesesh dhe policia i fsheh, çfarë po ndodh në Sarandë?

Vjedhje banesash e biznesesh dhe policia i fsheh, çfarë po ndodh në Sarandë?S. Bardhi

Lajme

Tashmë sezoni turistik për Sarandën ka përfunduar ashtu si për çdo qytet bregdetar, por me sa duket janë shtuar “hallet”.

Banorët e Sarandës raportojnë thuajse çdo natë vjedhje dhe tentativa për vjedhje, por deri më tani askush nuk ka rënë në pranga pavarësisht denoncimeve të shumta.

Komunikatat zyrtare të policisë se 10 ditëve të fundit, raportojnë për të paktën 6 vjedhje biznesesh e banesash, ndërkohë që një burim pranë Prokurorisë se Sarandës tha për “BalkanWeb” se numri realisht është më i madh, por ngjarjet nuk janë bërë publike. Rasti më i fundit raportohet të jetë ai i orëve të para të mëngjesit të së martës kur është tentuar të vidhet një biznes në lagjen nr.3.

Grabitësit kanë goditur me gur portën e biznesit, por nga zhurma kanë dalë banorët e pallateve dhe kanë trembur grabitësit, të cilët dëshmitarët thonë se ishin dy dhe u larguan me motor. Kjo ngjarje e ndodhur në biznesin e biznesmenit V.A., nuk është bërë publike gjithsesi në komunikatën ditore.

Ngjarjet e raportuara nga policia në 10 ditët e fundit janë:

1- Më datë 24.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, është vjedhur lokali i shtetases V.V., 34 vjeç, banuese në Sarandë, ku kanë marrë një televizor dhe nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2- Më datë 25.10.2017, në fshatin Gjashtë, para banesës, shtetasit F.K., 33 vjeç, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

3- Më datë 23.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetasit A.V., 62 vjeç , ku kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. Komisariati i Policisë Sarandë.

4- Më datë 16.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur lokali i shtetasit M.I., 65 vjeç, banues në Sarandë, ku kanë një televizor plazma 42 polesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal. Komisariati i Policisë Sarandë.

5- Më datë 15.10.2017, gjatë natës, në rrugën “Idriz Alidhima”, shtetases DH.V., 46 vjeç, banuese në Sarandë, i kanë vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

6- Më datë 15.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur pajisje muzikore, mulli kafe, birra e kuti me akullore, në kioskën e shtetasit K.T., 56 vjeç, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal."

Gjatë verës një tjetër situatë shqetësoi banorët e Sarandës. Dhjetëra makina u thyen gjate tre muajve e iu vodhën kasetofonat, në një seri ngjarjesh pa fund e krye. Policia fillimisht tha se këto kryheshin nga një malazez i cilësuar “ekspert vjedhjesh”, por ndërsa ngjarjet vazhdonin e malazezi konsiderohej i larguar në drejtim të paditur, enigma mbuloi gjithçka. E gjithë kjo situatë e kthen Sarandën pak vite prapa, kur në qytet vepronte një grup kriminal që u kthye në tmerrin e banesave e bizneseve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top