Video
Vjen gjoba tjetër nga FIFA, tifozët i sjellin 250 mijë franga dëme presidentit Duka
Vjen gjoba tjetër nga FIFA, tifozët i sjellin 250 mijë franga dëme presidentit DukaL. Çela
Sport
Federata Shqiptare e Futbollit thuajse çdo dy muaj gjobitet prej tifozëve.
Organi më i lartë i futbollit shqiptar ka marrë gjobën e radhës nga FIFA për ndeshjen e 9 tetorit ndaj Italisë në “Loro Boriçi".
Bëhet fjalë për 5 mijë franga zvicerane, të cilat FSHF-ja duhet t’i paguajë për shkak të ndezjes së flakadanëve në Shkodër.
Gjithsej, gjatë kualifikueseve të Botërorit të Rusisë, ku kuqezinjtë u renditën të tretët, FSHF-ja ka paguar 250 mijë franga zvicerane për problemet e shkaktuara nga tifozët “e pagdhendur”.
Këta të fundit i kanë hapur luftë presidentit Armand Duka, ashtu si edhe policisë shqiptare, për mënyrën se si i trajtojnë kur luan kombëtarja. Ndoshta kjo i nxit për të thyer rregullat.
JOQ.al