Video
Vodhi gruan e zyrtarit të policisë, “e tmerrshmja” Rozalina godet sërish dy ditë pasi doli nga burgu
Vodhi gruan e zyrtarit të policisë, “e tmerrshmja” Rozalina godet sërish dy ditë pasi doli nga burguD. Cani
Lajme
Vetëm një vit më parë ajo u dënua nga gjykata e Tiranës me 1 vite e 6 muaj burg për vjedhjen e gruas së ish-drejtorit të Policisë, Ardian Çipa.
Rozalina Konomi, ka goditur sërish, dy ditë pasi ka dalë nga burgu.
Ajo është kthyer në makthin e grave, pasi ajo shfrytëzon momente kur ato janë të pakujdesshme dhe menjëherë ndërhyn, duke i vjedhur çantat e dorës apo portofolat.
Vetëm dy ditë më parë, Konomi ka vjedhur çantën e dorës dhe një telefon “Iphone 6” të Vera Gashi.
Kjo e fundit ka qënë duke pirë kafe, kur ka vënë re se i mungonte çanta e dorës.
Menjëherë ajo ka denoncuar vjedhjen në stafin e sigurisë së qendrës, të cilët në kohë rekord kanë monitorua kamerat e sigurisë dhe kanë konstatuar gruan që kishte vjedhur çantën.
Pas verifikimeve, rezulton që hajdutja e frikshme të ketë qenë Rozalina, e liruar nga burgu dy ditë më parë.
Një vit më parë viktimë e saj është bërë bashkëshortja e ish-funksionarit të lartë të policisë Ardian Çipa, të cilës i vodhi nga çanta një sasi lekësh.
JOQ.al