Video
“Vrasësit e Artan Santos janë ekzekutuar”, Artan Hoxha godet sërish
"Vrasësit e Artan Santos janë ekzekutuar", Artan Hoxha godet sërishL. Çela
Lajme
Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, ka plasur “bombën” e radhës.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, sot ai foli hapur për sekuestrimin e një sasie të madhe droge në Tivar para tre vitesh, duke e lidhur gjithçka me vrasjen e biznesmenit Artan Santo.
Kjo është një ngjarje e cila vazhdon të prodhojë lajme dhe replika në medie dhe jo vetëm.
Hoxha u shpreh:
Në 2014, në Tivar u kap një ngarkesë me 250 kg kokainë i një shtetasi kolumbian. Atëherë u vra Artan Santo, ndërsa në Xibrakë u zbulua një laborator droge. Droga e kapur në Tivar e kishte destinacionin për në Fier. Bëhet fjalë për një magazinë në pronësi të një gruaje të moshuar. Ç’u bë me personat e dyshuar? Janë ekzekutuar!”
JOQ.al