Video
Vrasja e avokatit grek, kush është 32-vjeçari shqiptar i arrestuar?
Vrasja e avokatit grek, kush është 32-vjeçari shqiptar i arrestuar?D. Cani
Lajme
Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropoulos.
Avokati u ekzekutua në qytetin e Athinës në datën 12 të këtij muaji, ndërsa identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke policia arrestoi 32 -vjeçarin në Patra në përpjekje për të kaluar kufirin me Shqipërinë.
Ndërkohë gjatë kontrolleve në lagjen Kallitha në kryeqytet, në banësen e shqiptarit u gjetën edhe disa armë zjarri.
Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit.
Policia dyshon se ata mund të kenë patur rolin e ndërmjetësve mes porositësit dhe ekzekutorëve.
JOQ.al