Video
“Vrau 26 veta dhe s’u thirr në Prokurori”, Shkëlzen Berisha i përgjigjet Tahirit
"Vrau 26 veta dhe s'u thirr në Prokurori", Shkëlzen Berisha i përgjigjet TahiritA. Shehaj
Lajme
Saimir Tahiri, Shkëlzen Berisha
"Fevzi, unë po arrestohem", kështu tha mbrëmë në "Opinion" Saimir Tahiri dhe më pas, duke u shprehur se ka zgjedhur të bëjë detyrën dhe jo të bëj miq në politikë, ai nisi akuzat ndaj Ilir Metës dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Për Shkëlzenin Tahiri tha:
I biri i Berishës ka fol 30 minuta në telefon me pronarin e fabrikës së Gërdecit, pasi shpërtheu dhe nuk u thirr njëherë në prokurori edhe pse vrau 26 veta. Unë po shkoj në burg se dikush më përmend emrin. Një tjetër numëron 7% dhe nuk shkon në burg, por është president".
Përmes një mesazhi dërguar Blendi Fevziut, i është përgjigjur Shkëlzeni akuzave të Tahirit. Ai i përmend byzylyqet që i janë blerë gruas dhe incizimet për marrjen e 5 milionë eurove.
Në mesazh Berisha shkruante:
Mihal Delijorgji nuk kalonte kufirin me makinën time, nuk ka blerë makinën time, nuk është incizuar kund duke thënë se ndante 5 milionë euro me mua dhe as qe i ka blerë byzylyqe nënës dhe motrës sime.
Nuk ka thënë ndonjëherë se i kam vënë shtetin në dispozicion për të bërë trafik droge. Sa për telefonatat, shefi i tij ka 200 telefonata me Delijorgjin.
Së fundmi, meqë prokuroria nuk e paska bërë punën, përse shefi i tij nuk lë vend pa e promovuar Ina Ramën????”
JOQ.al