Connect with us

Vrau gruan se nuk gjeti drekën gati, autori përlotet në gjyq: Mu errën sytë…

Video

Vrau gruan se nuk gjeti drekën gati, autori përlotet në gjyq: Mu errën sytë…

Vrau gruan se nuk gjeti drekën gati, autori përlotet në gjyq: Mu errën sytë…S. Shtjefni

Lajme

80d072aa59e9a300429f2a457bc0ea27_L

Një ngjarje e rëndë tronditi Kavajën dy ditë më parë pasi një 58-vjeçar qëlloi disa herë me thikë gruan e tij pas një grindje banale. Sami Metushi doli sot para Gjykatës ku shfaqi pendesë ndërsa duke treguar se si ndodhi ngjarja u përlot në sallën e gjyqit. 58-vjeçari ka pranuar se shkak për krimin e kryer ishin zënkat e shumta mes çiftit.

Para trupit gjykues ai tha:

Unë dhe gruaja kishim 4 vjet që grindeshim, ditën e ngjarjes m’u errën sytë, nuk di ç’kam bërë”

Pas një debati me bashkëshorten e tij Sose Metushi, 57 vjeç, Sami Metushi në një moment gjaknxehtësie mori thikën e bukës duke e qëlluar atë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Goditjet kanë qenë fatale duke i marrë jetën 48- vjeçares, nënë e pesë fëmijëve.

Sipas burimeve nga Policia autori nuk ka tentuar të arratiset, por e ka pritur policinë në banesë.

Në momentin e arrestimit ai ishte në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike dhe e ka pasur të pamundur të shpjegojë atë çfarë kishte ndodhur.

Në momentin e vrasjes së nënës së tyre tre fëmijët e çiftit kanë qenë në oborr. Ata kanë mbetur të tronditur teksa kanë parë babain e tyre me duart e gjakosura, ndërsa më pas ai u tregoi se u kishte vrarë të ëmën me thikë.

Nisur nga versioni i dhënë nga fëmijët, por edhe vetë i arrestuari në pasditen e vonë, rezulton se Metushi kishte dalë herët nga shtëpia për t’u marrë me punët, gjelat e detit që duhej t’i shisnin për Vitin e Ri, serën e perimeve dhe kullotjen e bagëtive të imta.

Rreth orës 11:00 ai është kthyer në shtëpi. Sapo është kthyer në banesë, 58-vjeçari ka nisur të debatojë me bashkëshorten e tij, e cila ende nuk kishte përgatitur drekën.

Ky ka qenë edhe debati i fundit mes tyre, pasi burri ka marrë thikën dhe ka qëlluar mbi gruan e tij. Sulmi i papritur i tij e ka zënë në befasi gruan, e cila nuk ka pasur mundësi të reagojë as për t’u vetëmbrojtur dhe as për t’u larguar nga dhoma.

Ndërkohë, jashtë në oborrin e shtëpisë njëkatëshe ku jetonte çifti ndodheshin dy vajzat dhe djali i tyre. Ata kanë dëgjuar ulërimat e nënës dhe rendur me shpejtësi drejt të banesës, por në atë moment babai i tyre doli jashtë duke u treguar krimin e kryer.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top