Video
Vrau kryepolicin dhe u lirua, Presidenca urdhëron: KLD të nisë urgjentisht hetimet
Vrau kryepolicin dhe u lirua, Presidenca urdhëron: KLD të nisë urgjentisht hetimetA. Shehaj
Lajme
Në lidhje me lirimin e Genc Tafilit, i akuzuar për vrasjen e ish-Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftarit, ka reaguar Presidenca.
Ky institucion ka urdhëruar Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate.
Presidenti i Republikës garanton se pretendimet e institucionit të Prokurorisë do të verifikohen nga Inspektoriati dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e ligjit.
Në lidhje me vendimin e gjykatës së Krujës, për lirimin me kusht të Genc Tafilaj ka reaguar edhe Prokuroria, duke e cilësuar si të paligjshëm këtë vendim.
JOQ.al