Connect with us

Vullkani gjigand gati të shpërthejë, ekspertët ngrenë alarmin: Do krijohet kaos në Europë

Video

Vullkani gjigand gati të shpërthejë, ekspertët ngrenë alarmin: Do krijohet kaos në Europë

Vullkani gjigand gati të shpërthejë, ekspertët ngrenë alarmin: Do krijohet kaos në EuropëS. Bardhi

Lajme

Vullkani më i madh i Islandës ka bërë që ekspertët të ngrenë alarmin për një sërë tërmetesh dhe se shpërthimi i tij mund të prodhojë re hiri me potencial shkaktimin e kaosit në linjat ajrore të Europës.

Dridhjet me 3.9, 3.2, 4.7 dhe 4.7 në shkallën Rihter, goditën vullkanin Bardarbunga gjatë javës së kaluar.

Páll Einarsson, një ekspert i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, tha se tërmetet e fundit janë pjesë e një serie që ka qenë në zhvillim e sipër për dy vjet dhe një shenjë e sigurtë e një presioni që ngrihet në dhomën e magmës së vullkanit.

Në shpërthimin e fundit midis gushtit të vitit 2014 dhe shkurtit të viti 2015 vullkani 10.000 vjeçar lëshoi vëllime të mëdha të dyoksidit të squfurit.

Megjithëse, asokohe fluturimet nuk u anuluan, ky shpërthim pati ndikim të fortë në cilësinë e ajrit të Islandës, çka solli pasoja të dukshme shëndetësore tek banorët.

Përveç kaosit në fluturime nëse vullkani shpërthen tani afër, llogaritet se dëmi ekonomik i aeroporteve europiane do kapë shifrën e 4 miliardë paundësh./ ExpressUK/ Përshtati JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top