Connect with us

Xhafa merr në mbrojtje Tahirin: S’ka prova për ta fajësuar, po e përdorin

Video

Xhafa merr në mbrojtje Tahirin: S’ka prova për ta fajësuar, po e përdorin

Xhafa merr në mbrojtje Tahirin: S'ka prova për ta fajësuar, po e përdorinA. Shehaj

Lajme

1Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka folur për herë të parë ditën e sotme në lidhje me çështjen Tahiri dhe kërkesën për arrestimin e tij. Xhafa deklaroi se çështja është në shqyrtim nga drejtësia italiane dhe se nga provat që ai ka parë deri më tani, të paraqitura nga prokuroria, ish-ministri nuk mund të inkriminohet dhe të cilësohet fajtor.

Si jurist ai tha:

Provat dhe çështja po shqyrtohet nga drejtësia italiane. Gjithë ata që flasin sot nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kontribut në këtë çështje. Thjesht po e përdorin këtë situatë.

Nga ana ligjore, nuk është shprehur vullneti i ligjit dhe bazueshmëria në prova. Sipas meje jemi në rastin kur segmente apo individë të prokurorisë po përdoren politikisht në një situsatë të nxehtë politike. Flas për sa unë kam parë dhe sa janë bërë publike. Nëse prokuroria ka prova të tjera, le t'i shohim.

Para se të jem ministër jam jurist dhe po jap opinionin nga ky këndvështrim".

Në lidhje me operacinin e Vlorës ditën e djeshme dhe dekonspirimin e tij, Xhafa fajësoi prokurorinë dhe tha ndër të tjera se kishte bërë zero punë për kapjen e klanit Habilaj.

Ministri i Brendshëm deklaroi:

Unë jam i shqetësuar të mos ndodhë ajo që ndodhi në operacionin e pak ditëve në Vlorë, ku prokurori para se të mendonte për të gjetur provat, dekonspiroi. Ka bërë 0 hetime për çështjen "Habilaj".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top