Video
“Xhensila tani nuk ka më kënaqësi për muzikë”, Besi jep lajmin e shumëpritur për çiftin
"Xhensila tani nuk ka më kënaqësi për muzikë", Besi jep lajmin e shumëpritur për çiftinS. Bardhi
Thashetheme
Besi dhe Xhensila janë dy personazhe mjaft të dashur për publikun dhe këtë e pamë në dasmën e tyre këtë fillim vjeshte, e cila ishte ndër më të bujshmet nga gjithë dasmat e vipave tjerë.
Xhensila me një karrierë të gjatë në muzikë dhe Besi po ashtu prej vitesh ka qenë prezent në botën e medias si humorist, duke lëvruar edhe nga muzika me disa këngë.
Por, a mendojnë fansat e çiftit se ka ardhur koha që ata të bëhen prindër?
Në një intervistë për “Wake Up”, Bes Kallaku zbuloi se planet për një fëmijë në jetën e tyre janë më afër seç mund ta kishit menduar.
Besi u shpreh:
Kur ta sjellë Zoti, por në punë jemi. E duam vërtetë një fëmijë. Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familje.”
JOQ.al