Connect with us

“Xhuljo ka qenë shënjestra dhe u plagos rëndë në atentat, njerëzit kanë frikë dhe nuk flasin dot”

Video

“Xhuljo ka qenë shënjestra dhe u plagos rëndë në atentat, njerëzit kanë frikë dhe nuk flasin dot”

"Xhuljo ka qenë shënjestra dhe u plagos rëndë në atentat, njerëzit kanë frikë dhe nuk flasin dot"F. Tenolli

Lajme

Motivet e atentatit të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes nuk janë zbardhur ende.

Ndërkohë që të dyshuar si autorë të vrasjeve të 22-vjeçarit Jurgen Hoxha dhe 23-vjeçarit Zamir Latifi janë tre persona.

Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në një lokal pranë komisariatit të Lushnjes, kur 3 persona zbritën nga një makinë e shtinë me breshëri kallashnikovi ndaj të rinjve.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë 25-vjeçarit Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Julian Sula.

Burime për JOQ.al deklarojnë se shënjestra e këtij atentati ka qenë nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti për disa larje hesapesh, çështje që kanë nisur që në vitin 2010.

Sipas burimeve, Xhuljo ka qenë në skenën e atentatit dhe ka mbetur rëndë i plagosur. Atë e kanë transportuar në spital pa mbërritur policia në vendngjarje.

Ky person deklaron për JOQ.al se:

Pershendetje…informacionet per sa i perket asaj qe ndodhi ne Lushnje… Sajmo Xheliu eshte kushuriri im dhe e di shume mire si eshte historia… Laert Haxhia dhe Orgest Bilbilin i njoh qe kur kane qen ne klase te pare sepse kemi qene ne nje shkolle dhe ne 2010 kane vrare “Iriqin” tek hyrja pallatit te dy dhe kane bo pak burg… Orgesti nje jav ka qe ka dal nga burgu i Belgjikes.

Ky i fundit nuk ka lidhje drejtperdrejte me personat e vrare apo Sajmon, e ka bo sepse nuk e ka lene asnjehere vetem shokun e tij Laert ne krimet e tij, i bejn bashke… pra shenjestra nuk ka qen Sajmo as ne 2016 dhe as ne 2017… shenjestra ne te dyja rastet ka qen Xhuljo Shkurti i cili ne pasditen e 11 tetorit ka mbetur i plagosur.

Ai eshte i par qe kane marre pa ardhur akoma policia, e kane cuar direkt ne spital. Sajmo si shok i xhulios ka tentuar te mbrohet duke qelluar dhe ai me arme… vjet u plagos. Sivjet jo, sepse shenjestra ishte Xhuljo Shkurti i cili ka ngelur i plagosur.

Nuk kane lidhje hesapet e vjetra te Aldo Bares sepse te gjithe keta kane pas hundet me qurre kur ka ndodh. Jane hesape tani me vone qe kane filluar qe ne 2010 por nuk ka lidhje fare banda e Alfred Shkurtit ose ndryshe Aldo Bares….sepse te gjithe keta qe jane vrar qe nga 2000 deri tani, ne kohen e bandes kane qen kalamaj… dhe banda Lushnjes nuk ka pas armiq brenda Lushnjes i ka pas jashte saj.

Një burim tjetër ka deklaruar se motivi i atentatit është hakmarrja e 25-vjeçarit Laert Haxhiut për vdekjen e djalit të tij të xhaxhait Klod Haxhiut, i cili u vra nga banda e Aldo Bares.

Ky person shprehet se:

Eshte thjesht hakmarrje. Laertit, ata te grupit i kane vrare cunin e xhajes ne 2003 -2004 mu ne mes ypsilonit. ( Klod Haxhiun). Ka dhe shum gjera po frika e njerzve dhe nuk tregojn dot./ JOQ.al

Laert Haxhiu
Orgest Bilbili
Zamir Latifi
Jurgen Hoxha
Iriqi
Zamir Latifi

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top