Video
Zbardhen vendimet e qeverisë/ Kush janë tre zëvendësministrat e rinj nga Kosova?
Zbardhen vendimet e qeverisë/ Kush janë tre zëvendësministrat e rinj nga Kosova?F. Tenolli
Lajme
Pasditen e sotme qeveria shqiptare ka marrë disa vendime gjatë mbledhjes dhe disa prej tyre janë bërë me dije.
Këshilli i Ministrave ka emëruar gjatë kësaj mbledhje tre zëvendësministra të rinj të kabinetit “Rama 2”.
Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit të Vetting-ut dhe do të ruajë gjithashtu edhe kryeinspektorin e ILDKPKI.
Është miratuar edhe ngritja e platformës bashkëqeverisëse.
Zëvendësministër i Mjedisit dhe Turizmit është emëruar Hajrulla Çeku.
Zëvendësministre e Kulturës është emëruar Valbona Shujaku ndërsa zëvendësministre e Arsimit është emëruar Besa Shahini.
Të tre këta zyrtarë janë nga shteti fqinj Kosova.
Vendimi i plotë:
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
Komisionerët Publikë;
Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Po kush janë tre të zgjedhurit e Ramës?
Valbona Shujaku ka qenë drejtuese e departamentit të Kulturës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Ndërkohë Hajrulla Çeku ka qenë drejtor i një organizate me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës, ndërsa ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.
Ndërsa Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me organizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pas herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.
JOQ.al