Video
Zbardhet autopsia për vdekjen e parakohshme të Adelës, çfarë thonë mjekët?
Zbardhet autopsia për vdekjen e parakohshme të Adelës, çfarë thonë mjekët?S. Bardhi
Lajme
Vdekja e gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani ngjalli shumë dyshime, pasi ajo jetonte vetëm në shtëpi.
Megjithatë, paraprakisht u tha se vuante nga Epilepsia gjë që nuk kishte lidhje më pas me arrestin kardiak, i cili dyshohet se është edhe shkaktari kryesor i vdekjes së Xhamanit.
Por, çfarë thotë autopsia për vdekjen gazetares që i preku të gjithë me ikjen e saj?
Burime të Mjekësisë Ligjore thanë:
Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetësore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni. Nuk i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes, nuk ka pasur injeksione të ndryshme në trup dhe gjithashtu nuk ka pasur shenja të përdorimit të alkoolit para se të ndërronte jetë.”
Deri më tani është konfirmuar se Adela nuk kishte shenja dhune në trup, megjithëse përgjigjet e analizave toksilogjike vonojnë nga 2 deri në 3 javë për të dalë.
JOQ.al