Video
Zbulohen dokumentet sekrete, lidhja e CIA-s me mafian e New York-ut për të vrarë Fidel Kastron
Zbulohen dokumentet sekrete, lidhja e CIA-s me mafian e New York-ut për të vrarë Fidel KastronF. Tenolli
Lajme
Pjesë të një dokumenti në mes të mijëra dosjeve të dala për vrasjen e Kennedyt ku përfshihen marrëveshjet e CIA-s me mafiozë kubanezë, pilula helmuese dhe një regjistrim në një hotel të Las Vegasit, përshkruhen me detaje përpjekjet për të vrarë Fidel Castron, liderin kubanez.
Në fillim të vitit 1961 janë bërë dy përpjekje për të vrarë Castron.
Në një memo të CIA-s të majit 1962, pilulat duhet t’i dorëzoheshin dikujt, ndonjë krimineli, që mund t’i hidhte tabletat në pijet e Castros,
CIA ofroi 150,000 dollarë për të përfunduar këtë punë, por Mafia tha se do ta bënte falas.
Ekziston një shënim i CIA-s që tabletat janë dhënë, por është e paqartë nëse kanë mbërritur në Kubë.
Vëllai i John F. Kennedy, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm, Robert Kennedy, nuk ishte aspak i kënaqur me këto marrëveshje të errëta me mafian, dhe urdhëroi CIA-n “që kurrë më të mos ndërmerrte hapa të tilla, pa u konsultuar me Departamentin e Drejtësisë”.
Si pjesë e planit, CIA kërkoi ndihmën e bosit të mafias të Çikagos, Sam “Momo” Giancana dhe killerit të paguar prej tij, John Rosselli. Edhe pse ata mohuan pagesën, të paktën 11,000 $ iu dhanë për shpenzime.
Sipas bota.al, CIA u lidh me Giancanan në vjeshtën e vitit 1960, kur kërkoi nga një ndërmjetës i CIA-s që të vendoste një aparat përgjimi në dhomën e një shoqërueseje, që në atë kohë ishte në Las Vegas.
Mendohej se gruaja ishte dashnorja e Giancanas dhe ai mendonte se ajo po e tradhëtonte me një tjetër.
Nëse pajisja përgjuese nuk instalohej, bosi i mafias kish në plan të shkonte vetë në Las Vegas-duke ndërprerë marrëdhënien e CIA-s me të “në një moment shumë kritik”, thoshte në dokument një oficer i CIA-s. Një përgjues u vendos në telefonin e dhomës, që më pas u zbulua nga policia.
Robert Kennedy tha se ky incident ishte i rrezikshëm sepse “do të ishte shumë e vështirë të niste një hetim ndaj Giancanas, pasi ai menjëherë do të tregonte faktin që qeveria e SHBA i ishte qasur për të organizuar vrasjen e Castros”.
Castro jetoi deri 90 vjeç, duke u shpëtuar disa atentateve dhe ishte një nga udhëheqësit më jetëgjatë në botë.
JOQ.al